E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat, Strasburgu nuk respektohet. Ish-pronarët akuzojnë qeverinë

Qindra dosje të pronarëve shqiptarë në pamundësi për të gjetur zgjidhje në sistemin gjyqësor të vendit i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Sipas Agim Toros sekretar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” thotë se rastet e padive ndaj shtetit shqiptar në Strasburg vijnë duke u shtuar.

“Për vitin 2009 Komisioni Europian raporton se në gjykatën e Strasburgut janë 230 dosje të hapura kundër shtetit shqiptar. Rreth 70-80% e tyre janë për çështjet e pronësisë. Nga informacioni qe kemi ne, janë gati edhe 100 apo 150 dosje të tjera të dërguara nga pronarë të ndryshëm shqiptarë në Strasburg” thotë Agim Toro, sekretar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”.

Duket se rrija e numrit të padive vjen edhe prej faktit se gjykata e Strasburgut në cdo rast u ka dhënë të drejtë pronarëve, që kanë përfituar nga dhjetëra nijë në miliona euro.

“Sot në gjykatë po gjykohen çështje që kapin vlera të medha dhe janë gjykuar cështje sic janë rasti “Bushati” apo rasti “Vrioni” që i kalon milionat e eurove, 2- 3 milionë euro për sipërfaqe toke që relativisht nuk janë të mëdha po te krahapër dhjetra apo qindra hektarësh tokë” thotë Toro.

Fatura financiare gjithnjë në rritje e pronarëve po bëhet e papërballueshme për shtetin për të cilin Strasburgu ka dhënë edhe zgjidhje të tjera të mundshme.

“Zgjidhjet tona janë tek kthimi fizik i tokës dhe Strasburgu këtë kërkon” tha Toro.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›