E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoni: Policia e Shtetit, larg urdhrave politikë

Në një konference, deputeti Ilir Gjoni, theksoi se PS-ja e vëren me shqetësim alarmant keqpërdorimin që Sali Berisha dhe klani i tij po i  bëjnë Policisë së Shtetit.

 “Në harkun kohor të një muaji, Sali Berisha, i mbërthyer nga paniku, përmes urdhërave të zbatuar nga disa prej besnikëve të tij politikë në krye të Policisë së Shtetit,... e kanë detyruar Policinë e Shtetit të ndërmarrë një seri veprimesh atiligjore, antikushtetuese e antipopullore në disa raste dhe qesharake”, theksoi Gjoni, duke përmendur këtu rastin e përplasjes së policisë së rendit dhe asaj tatimore në kompaninë ARMO. Ai shtoi se Policia e Shtetit duhet të ruajë neutralitetin politik.

Partia Socialiste-vijoi deputeti opozitar- u bën thirrje të gjithë oficerevë të ndershëm e profesionistë të Policisë të refuzojnë tu binden urdhërave të disa drejtuesve që janë vegël e njohur e Sali Berishës. Ai tha më tej Policia e Shtetit nuk duhet ta shpërqëndrojë vëmendjen e saj nga lufta kundër krimit.

 “Partia Socialiste paralajmëron se do të denoncojë ashpër dhe nuk do të lejojë që askush të keqpërdorë Policinë e Shtetit për interesat e Familjes. Forca e ligjit do të bjerë mbi këdo që instrumentalizon, me apo pa dashje, Policinë e Shtetit, duke u përpjekur ta ballafaqojë atë me popullin të cilit ajo duhet ti sherbejë”, përfundoi Gjoni. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›