Xhaçka: Berisha urdhëroi policinë të dhunonte gratë
“Sali Berisha dhe Jozefina Topalli prej kohësh flasin për dhunën ndaj grave dhe organizojnë konferenca për të sensibilizuar gratë ndaj dhunës. Dje Sali Berisha urdhëroi policinë të bënte të kundërtën e asaj që predikon prej ditësh”, theksoi ajo.
Sipas saj, Sali Berisha urdhëroi policinë të ushtronte dhunë mbi gratë dhe vajzat punonjëse të pushtetit vendor, qytetaret e Tiranës, që protestonin paqësisht për të drejtat e tyre. Këto janë pamjet që vërtetojnë se Sali Berisha tjetër thotë e tjetër bën. “Sali Berisha nuk ndalet përpara asgjëje për të mbrojtur pushtetin e tij ilegjitim.Ndaj ne i themi sot Sali Berishës: hap kutitë ose largohu”, përfundoi Xhaçka.