GjoniSi do ta kontrolloje SHISH-in Parlamenti

Ne parlament ka mberritur nje tjeter draft per kontrollin e sherbimeve inteligjente. Projekti eshte
hartuar nen ekspertizen e OSBE-se dhe do te plotesohet nga juristet e opozites dhe shumices. fare pikash kerkon opozita qe te rregulloje te ky projektligj
Ne rradhe te pare dua te sqaroj konfuzionin qe eshte krijuar lidhur me kete draft. Ka pasur
dhe ende ka nje paqartesi e cila rrjedh nga ngaterrimi qe i behet ndyshimeve te propozuara ne Ligjin organik te SHISH nga ana e qeverise tentative e cila u hodh poshte dhe nuk mundi te kaloje ne seance plenare me gjithe insistimet e Berishes dhe Topallit e pavaresisht kerkeses se perseritur te zyrtareve me te larte te NATO-s SHBA-se dhe partnereve te tjere perendimore per te mos nderhyre ne kete ligj dhe nismes per te pergatitur nje draft per Mbikeqyrjen Parlamentare ndaj Sherbimeve Informative dhe te Sigurise apo organizmave te tjera qe mbledhin e perdorin informacione sekrete.
Drafti diskutimi per te cilin per koincidence perkoi ne kohe pikerisht me tentativen e qeverise per te ndryshuar Ligjin organik te SHISH. Me pak fjale kemi te bejme me dy gjera krejt te ndryshme qe nuk kane lidhje me njera-tjetren. I pari eshte nje ligj organik mbi bazen e te cilit funksionon SHISH nderkohe qe i dyti eshte nje draft mbi bazen e te cilit parashikohet te funksionoje Kuvendi. I pari rregullon veprimtarine e SHISH dhe eshte ne fuqi ndersa i dyti rregullon veprimtarine e Kuvendit dhe eshte ne fazen e hartimit.
Projektligji per Mbikeqyrjen Parlamentare te Sherbimeve Informative dhe te Sigurise eshte nje nisme e vjeter e nje grupi deputetesh te shumices nisur para se opozita te ishte pjesemarrese aktive ne Kuvend. Me futjen ne Kuvend te opozites ne u prezantuam me kete draft nderkohe qe njekohesisht kryetari i Komisionit te Sigurise ne Kuvend zoti Demi kishte kerkuar asistence te specializuar nga OSBE. Prezenca e OSBE-se ne kuader te projektit te saj ne mbeshtetje te Parlamentit me financimin e Ambasades se Mbreterise se Vendeve te Uleta Hollandes siguroi nje ekspertize te tille. Ketu i referohem konsultave qe nje specialist i OSBE-se ish- punonjes i Komisionit parlamentar Britanik per sherbimet informative dhe te Sigurise se bashku me personelin e OSBE-se paten nje sere kontaktesh me perfaqesues te pozites dhe opozites thithen mendimet tona dhe se fundi dhane rekomandimet e tyre .
Rekomandimet e dhena bazohen ne parimin e kontrollit parlamentar te sherbimeve te inteligjences e sigurise si dhe te institucioneve qeveritare qe mbikeqyrin keto sherbime duke synuar llogaridhenien demokratike. Institucionet qe parashikohet per tu mbikeqyrur nga Kuvendi jane SHISH SHIU sebashku me organe te Kryeministrise Prokurorise se Pergjithshme dhe Ministrise se Brendshme Puneve te Jashtme dhe Finances.
Ne gamen e institucioneve qe parashikohet te mbikeqyren perfshihen te gjitha organet qe mund te kerkojne pergjimin e komunikimeve dhe qe kryejne veprime te tjera te miratuara nga Prokurori i Pergjithshem si dhe organe qe administrojne sistemin dhe qe perdorin informacionin e mbledhur ne kete menyre.
Ky projekt synon qe te kontrolloje ligjshmerine e funksionimit te ketyre institucioneve te verifikoje nese mbi to po ushtrohet kontrolli i duhur nga ekzekutivi dhe se nuk po shkelen te drejtat e njeriut te shohe e kontrolloje perdorimin e duhur te burimeve financiare dhe mbajtjen e pergjegjesise nga keto sherbime te hetoje menyren e mbledhjes se informacionit perdorimin apo mbrojtjen e tij duke sherbyer si nje instrument sigurie per qytetaret duke parandaluar e ne rast se ka dhe hetuar te metat e abuzimet duke dhene me tej rekomandime qe synojne rritjen e efikasitetit caktimin e prioriteteve dhe fushen e pergjegjesise se sherbimeve dhe ushtrimin e kontrollit demokratik nga qeveria ndaj sherbimeve informative.
Ky draft do te shqyrtohet nga anetaret e Komisionit te Sigurise ekspertet ligjore te forcave politike anetareve te institucioneve dhe shoqerise civile ne menyre qe prej tyre te dale nje version i pare i cili ti sherbeje forcimit te procedurave parlamentare edhe nepermjet proceseve te konsultimit me publikun. Pra eshte nje proces i cili sapo ka filluar dhe do te duhet kohe e nevojshme per te arritur ne nje version te pranueshem.
A i druheni mazhorances se ajo mund te tentoje te hedhe serish ne votim projektligjin e vjeter ashtu sic beri para se te mbyllej sesioni parlamentar
Jam i bindur qe ju ketu i referoheni tentatives qe kam cituar me siper pra per te ndryshuar
Ligjin organik te SHISH. Lidhur me kete desha te riperseris qendrimin e qarte te opozites se jemi kunder cdo nderhyrjeje ne kete ligj pa u konsultuar me pare me partneret tane nderkombetarevecanerisht me strukturat e NATO-s. Qendrimin tone e kemi bere te qarte publikisht dhe permes perballjes me skemat e Berishes dhe Topallit. Rasti me tipik ishte ai i hedhjes poshte te te ashtuquajturit amendamenti Hoxha ne Komisionin e Sigurise ku edhe nje pjese e deputeteve te vete maxhorances duke dale mbi interesat e ngushta partiake votuan kunder ketij amendamenti absurd. Per tju kthyer pyetjes tuaj opozita nuk i druhet dhe eshte e pergatitur per tu perballur me qeverine ne kete ceshtje. Sigurisht qe Berisha e Topalli mund te tentojne por kam bindjen se do te kene te njejtin fat.