E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkivi i hapur Gjithnje kemi mbetur prapa deres

Ish-drejtoresha e Arkivit mendon se modeli me i mire i funksionimin te Arkivit eshte ai i kinematekes. Programet e ekspozimit te filmave te hartohen nga profesioniste



Arkivi Qendror Shteteror filloi te shfaqe prej muajit gusht nje film per cdo te merkure ne sallen e re te rikonstruktuar te kinemase. Ne program ka filma franceze italiane angleze gjermane ruse dhe jo pak shqiptare te tradites se kinemase se sotme. Vihet re qe ne perzgjedhjen e filmave nuk eshte mbajtur parasysh ndonje kriter qofte ky kohor tematik estetik apo historik.
Per modelin e nje Arkivi funksional u konsultuam me njeriun qe mori nismen per ndertimin e nje salle kinemaje ne institucionin qe per nje kohe te gjate ka funksionuar me dyer te mbyllura e qe ende nuk eshte hapur plotesisht.
Natasha Lako ish-drejtoreshe e Arkivit Qendror Shteteror nga 1997-2005 mendon se per promovimin e vlerave te Arkivit duhet te punojne profesionistet dhe njerezit me mendje te hapur. Se pari programet si ky qe po prezantohen sot ne kinema duhen bere nga kuratore profesioniste qe dine cvlera duhet ti prezantojne shikuesve te kinemase si ti kategorizojne dhe ti ofrojne ato. Ka ardhur koha thote ajo kur Arkivi duhet te kryeje funksionin e nje kinemateke ku njerezit te jene te lire ta shfrytezojne pasurine arkivore.
Per Arkivin ne kete kohe kjo gje akoma eshte vetem nje koncept.

Znj. Lako cila mendoni se eshte politika e duhur qe duhet ndjekur per funksionimin e kinemase se Arkivit
Kush e sheh me kujdes harten e arkivave me profesionale te filmit te perhapura ne te gjithe boten e kupton menjehere sidomos sot se behet fjale edhe per stadin e pjekurise shoqerore. Shoqerite arrogante kane gjithnje problem me kujtesen e tyre. Ne Arkivin e Stambollit gjate diktatures se viteve 70 jane shkaterruar ose prishur shume materiale arkivale. Ne Arkivin e Tiranes poza ka qene edhe me qesharake. Te mendoje per arkiv te hapur ishte njesoj sikur te mendoje qe po i merrje nderin. Megjithate koncepti per nje salle kinemaje duket qe ishte qe ne projekt. Ne ate kohe Arkivi ishte pjese e Kinostudios dhe drejtor i saj ishte Viktor Gjika. Une deshiroj te kujtoj edhe inxhinierin Zhani Canco qe mori pjese ne projekt apo ne zbatim. I ati i tij po te mos kishte filluar Lufta e Dyte Boterore do tu kishte shfaqur shqiptareve si distributor qe ne vitin 1938 shtate filma te rinj. Me kete tradite duhet te ishim diku tjeter.
Sot ne konceptin euroatlantik flitet per lloje te ndryshme ekspozimi te filmit. Ukla nje nga arkivat me te famshme amerikane ka salla kinemaje per vepra jokomerciale dhe njohese. Te gjithe ata qe e duan dhe e ndjekin filmin me gjithe shpirt si nje njohuri dhe pasuri me vete do tu rikthehen vazhdimisht veprave te meparshme kinematografike ose kinematografive te panjohura.
Njerezit kane vertet deshire te shkojne ne dyqanin modern ku shfaqen filmat e prodhimeve te fundit te fresketa dhe sensacionale por shkojne te ndjekim edhe ekspozitat e medha filmike. shte me fat drejtoresha e sotme e Arkivit Qendror Shteteror Elvira Diamanti qe e ka filluar punen duke vene ne funksionim te plote nje salle filmike. Ne ate ardhmen ashtu si ndodhi ndryshimi i konceptit arkival me shkeputjen nga prodhimi sistemi i vjeter vertikal do te ndodhe edhe lindja e plote e nje kinemateke fjale qe cuditerisht nuk artikulohet ne buzet tona.

fare pasurie ruhet ne Arkiv qe mendoni se duhet bere e njohur per shikuesin
Nuk eshte thjesht ceshtje fondi kombetar. Rendesi ka bashkepunimi me te tjeret. Deri sot kujt i ka vajtur dora nepermjet ambasadave te huaja ka shfaqur filma te autoreve dhe vendeve te ndryshme. Arkivat punojne me kuratore profesioniste per te ndertuar programe te pafundme. Edhe nga filmi shqiptar mund te ndertohen programe te pafundme. Gjykimi filmik sofistikohet shume nga sektoret e arkivave. Por sigurisht qe te ne gjithcka realizohet me shume vonese. Nuk jam ne dijeni nese Arkivi Qendror Shteteror ka hyre ne rrjetin e kinematekave europiane para te cilave gjithnje kemi mbetur prapa deres. Ose ka njerez qe nuk u intereson qe Arkivi te merret seriozisht me detyren e vet. Fusha e interesave duket teper e komplikuar dhe ndodh qe ne nje vend si i yni shteti eshte kunder shtetit ose kunder vetes. Keshtu eshte edhe kunder kinematekes ne rast se nuk jemi bere ende anetare te shoqates se kinematekave europiane. Kinematekat dhe arkivat kane filluar te funksionojne qe ne vitin 1938 date qe perkon me deshirat me te perparuara dhe te paarritura ende sot. Pra ne jetojme ne nje ritem te cuditshem ndryshe nga te tjeret. Nuk e respektojme mendimin e avancuar. Nuk na shkon mendja asnjehere te qytetare si Gjergji Canco. Citojme vetem ata qe nuk e dinin se kishte lindur kinemaja.

Pervec konservimit dhe pasurimit te materialit filmik Arkivi ka edhe funksionin edukues. Sipas jush cfare materialesh filmike mund te vecojme ne kete qelim
Para ca kohesh pata rastin te ndjek ne Muzeun e Holokaustit ne Uashington nje ekspozim filmik dhe dokumentim mbi propaganden naziste. Kishte nje perpunim klasifikues dhe analitik qe i bente nje radioskopi te re nazizmit dhe sistemit te bazuar ne propagande. Te njohesh te keqen nuk eshte asnjehere dicka perfundimtare.
Te kuptosh eshte edhe patriotike. Vetem shkolla e filmit e aktoreve te Korces mund te jete nje teme e madhe ashtu si eshte shkolla e teatrit e aktoreve te Shkodres fjala vjen. Te kujtosh eshte edukimi me i madh. Ngulmoj gjithashtu se shqiptaret kane filmin e tyre multiplikativ te levruar ne vite qe ka mbetur pothuajse i panjohur. Nuk ka autor qe te mos doje te shfaqen filmat e tij sigurisht pa i demtuar.
Gjithe problemi eshte sa do te shfaqen direkt ne 35 mm a duhet te perpiqet Arkivi te shfaqe ne 35 mm apo per ta ruajtur filmin 35 mm do te jete i detyruar te shfaqe ne sistem tjeter Mjetet e sotme te vizionimit jane te shpejta dhe ne formate te vogla. Ne Arkivin e Londres vazhdojne te projektojne me aparate te vjetra nga ata ku filmi ka rrezik te marre flake. Po ruhet nje deshmi e kultures njerezore dhe teknikes. Studentet e filmit mund te jene me te ingranuar ne kete histori dhe vlere te mbrojtur te kinematografise. Por une mendoj se do te vije dita qe njerezit te mesohen te lexojne gazeten per te mesuar nje program filmik. Jam per njeriun qe vjen nga rruge te hapura per te hyre ne sallen e kinemase dhe pse jo te kinematekes se ardhshme shqiptare.

A duhet te vazhdoje te shfaqen filma falas
Te kete bilete apo te mos kete bilete. Me duket si perthyerje e monologut te Hamletit. Mua me vjen jashtezakonisht keq qe ne Tirane behen pa bilete shume aktivitete te bukura vijne trupa te baletit te sotem kontemporan apo soliste interesante dhe njerezit perseri nuk e ndjekin jeten kulturore. Por nga ana tjeter mendoj se artistet vijne me me interes ne Shqiperi kur aktivitetet behen pa bileta. Jemi me sa duket ne radhen e vendeve per te ardhur keq ende.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›