E Diel, 1 Nëntor 2026

Dilema e fleteve zgjidhet ne nentor

Debati i zgjatur per kutite e votimit dhe asgjesimin e mundshem te fleteve te votimit do te mbyllet perfundimisht me hartimin e buxhetit per zgjedhjet e ardhshme te vitit 2011.

Nese politika nuk do te jape nje pergjigje te drejtperdrejte lidhur me administrimin e tyre atehere duket se ajo do te behet e ditur nga miratimi i buxhetit i cili ne nje rast te tille do te duhet te perfshije ne zerat e shpenzimeve edhe fondin per kutite.

Zgjedhjet ne kete rast jane te detyruara dhe ato qendrojne mes nje perdorimi te kutive aktuale cka kerkon zbrazjen e tyre dhe arkivimin e materialit zgjedhor dhe blerjes se kutive te reja.

Nese do te ndodhe skenari i dyte atehere edhe buxheti i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do te duhet ta parashtroje si kerkese buxhetore per arsye te miratimit te fondit perkates.

Rrjedhimisht edhe pse nje aspekt teknik i procesit te ardhshem financimi i zgjedhjeve do te jape nje pergjigje zyrtare edhe per perspektiven e debatit politik i cili zvarritet prej 1 viti.

Ne kete kuader KQZ ka mundesi qe te beje nje dalje nga situata e tanishme ku eshte perfshire vetiu dhe qe krijon kosto te medha per imazhin e tij.

Mjafton te kujtohet ketu se deklarimet e kreut te tij Arben Ristani sipas te cilit mosdjegia e fleteve te votimit e vendos ate ne kushte te shkeljes se ligjit kane provokuar reagime shume te forta nga ana e Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›