E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca vazhdon heshtja per Sterkajn

Largimi i deputetit te Qarkut te Shkodres Paulin Sterkaj nga grupi parlamentar i Partise Demokratike vertet ka kaluar pa deklarate publike nga ana e perfaqesuesve te PD-se por nga ana tjeter duket se e ka nxitur kryeministrin Berisha te degjoje problemet qe kane deputetet demokrate ne zonat qe ata perfaqesojne.

Keshtu burimet bejne te ditur se ne mbledhjen me dyer te mbyllura te grupit parlamentar te PD-se disa nga deputetet e PD-se kane shprehur shqetesimet per probleme te zonave te tyre.

Ish-deputeti i Partise Demokratike Paulin Strekaj deklaroi se ai largohej nga grupi parlamentar i PD-se sepse aty nuk kishte hapesiren e duhur per te shprehur qendrimet e tij.

Sipas deputetit te Shkodres ishte e veshtire qe ne kete grup parlamentar te degjoheshin pretendimet e deputeteve dhe sipas Sterkajt edhe ne rast se kjo ndodhte keto probleme nuk gjenin nje zgjidhje.

Po keshtu edhe deputeti i Partise Demokratike Gazmend Oketa eshte shprehur ne nje interviste televizive se gjate mandatit te pare qeverises te PD-se ka pasur me shume diskutime brenda dyerve te grupit parlamentar diskutime te cilat sipas Oketes ne kete mandat jane zbehur paksa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›