Gjorgje Ivanov presidenti i ri i Maqedonisë
Shkup -Presidenti i ri i Maqedonisë, është Gjorgje Ivanov. Kandidati i VMRO-DPMNE-së, ka fituar dje zgjedhjet presidenciale. Kundërshtar në këtë garë, Ivanov ka pasur kandidatin e opozitës socialdemokrate Lubomir Fërçkovski. Nga rezultatet paraprake, Gjorgje Ivanov ka fituar 437.455 vota, ndërsa kandidati i LSDM-së, Lubomir Fërçkovski ka fituar 252.195 vota.
Votuesit shqiptarë kanë bojkotuar në masë të madhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe pjesëmarrja e votuesve në zonat shqiptare për kandidatët presidencial ka qenë 1 deri në 3 për qind. Ivanov është presidenti i katërt i Maqedonisë pas pavarësisë së saj. Ai do të zëvendësojë presidentin e deritanishëm Branko Cërvenkovski, partia e të cilit tashmë është në opozitë.