Rufi Osmani fiton në Gostivar
Gostivar -Rufi Osmani, kandidati i pavarur ka fituar në Gostivar, duke sfiduar kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta. Sipas rezultateve jozyrtare, kandidati Rufi Osmani përballë Bejtës ka fituar sërish me një diferencë prej 7 mijë votash. Shtabi zgjedhor pohon se pas numërimit te votave Osmani kryesoi me mbi 19 mijë vota, ndërsa Bejta mbi 13 mijë vota. Sipas tyre Osmanin e kanë votuar mbi 65 për qind e votuesve. Gostivari ka qenë bastioni i dytë i BDI-së që pësoi humbe të rëndë në këtë komunë.