PDSH fiton në Tetovë
Tetovë - Sadi Bexheti do të udhëheqë me qytetin më të madh të shqiptarëve në Maqedoni, pasi që Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar se kandidati saj për kryetar komune ka fituar në raundin e dytë zgjedhor në Tetovë. “Merita është e juaja për shkak se ju e mundët qeverinë e Maqedonisë. Krejt Qeveria e Maqedonisë, BDI, VMRO-DPMNE-ja ishin kundër nesh dhe ju arritët që me votën tuaj t’u thoni boll më dhe boll më ju i thatë matrapazëve dhe hajdutëve, atyre që shkelën mbi gjakun e njerëzve, atyre që harruan flamurin kombëtar, ata që harruan gjuhën shqipe dhe përfundimisht ata që janë kundër NATO-s. Ju e keni shpëtuar idenë fisnike të shqiptarisë dhe i keni habitur të gjithë shqiptarët sepse janë një datë që përputhet që është fitorja e PDSH-së dhe Shqipëria në NATO”, citohet nga agjencia e lajmeve INA, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Thaçi i shoqëruar nga Bexheti u janë drejtuar masës së madhe që ishin tubuar pak orë para mesnatës për të festuar fitoren e madhe të partisë së tyre në qendër të Tetovës.
Kryetari i ardhshëm i Tetovës, Sadi Bexheti, tha se do të jetë kryetar i të gjithëve qytetarëve të Tetovës dhe se vota e kërkuar ishte për qëllime fisnike, ndërsa besimi i dhënë do të shndërrohet në mirëqenie për të gjithë qytetarët.