E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet sot takimi i dytë ndërparlamentar Kosovë-PE

Prishtinë -Në kryeqytetin kosovar, mbahet sot takimi i dytë ndërparlamentar mes Kosovës dhe Parlamentit Evropian. Delegacioni i eurodeputetëve, me në kryer Doris Pack, do të pritet në takime të ndara edhe nga udhëheqësit e institucioneve shtetërore të Kosovës. Gjatë këtyre takimeve do të trajtohen çështje të funksionimit të institucioneve, situata politike dhe ekonomike e vendit, situata e gjyqësorit dhe e bashkëpunimit rajonal në fushën e Integrimit evropian, si dhe të drejtat e komuniteteve dhe pakicave, për çka pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›