E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarët e strukturave, marrin dy rroga

Prishtinë -Lëvizja "Vetëvendosje" ka publikuar emrat e më shumë se njëzet pjesëtarëve të strukturave paralele që paguhen edhe nga Beogradi edhe nga buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Aktivistët e “Vetëvendosjes” ua kanë tërhequr vërejtjen udhëheqësve të institucioneve të Kosovës se strukturat paralele nuk shuhen me deklarata, por me veprime konkrete nëpërmjet ligjeve të shtetit.

Para dy javësh Lëvizja “Vetëvendosje” publikoi një listë me 117 emra të pjesëtarëve të strukturave paralele serbe, që do të duhej të paditeshin nga institucionet kosovare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›