E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoricë, familja kalon ndërrimin e viteve në cadër

BULQIZë- Familja e Rruzhdi Mjeshtrit, në komunën Gjoricë të Buqizës, jeton prej 4 muajsh në cadër. Kryefamiljari tregon që komisioni ia shpalli të pabanueshme shtëpinë, pasi dëmtimet ishin të mëdha. Por as shpërblimi për pasojat që la tërmeti nuk ka qënë i mjaftueshëm për të riparuar dëmtimet, apo për të ngritur një shtëpi tjetër. Kjo tavolinë e varfër duket se do të mbetet edhe natën e ndërrimit të viteve, ndërsa nëntë anëtarët e familjes Mjeshtri do të mblidhen rreth saj, por jo si cdo familje tjetër në shtëpi, në një ambient të ngrohtë, por në cadër. Në kushtet e pamjaftueshmërisë ekonomike, vajza më e madhe Kimetja është detyruar të lërë përgjysmë shkollimin e saj. Ushqimet, veshjet dhe disa sende të tjera, janë të vetmet që i kanë lënë në banesë për ti mbrojtur nga shiu, ndërsa vetë anëtarët e familjes, 2 prindërit, 2 gjyshërit dhe 5 fëmijët, kalojnë ditët dhe netët nën cadër.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›