E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetuesit afgan: Trupat e huaja vranë 10 civilë

Hetuesit e qeverisë afgane arritën në përfundimin se
trupat e huaja vranë 10 civilë, përfshi fëmijë të një shkolle gjatë një
operacioni të djelën në pjesën lindore të vendit. Një këshilltar i presidentit Hamid Karzai tha se ekipi i
tij bisedoi me fshatarët e zonës dhe zyrtarët në distriktin Narang dhe arriti
në përfundimin se sulmi vrau 10 civilë përfshi tetë nxënës të moshës 13 deri 17
vjeçar. Viktimat u varrosën para se ekipi të kryente hetimet. Zyrtarët po përpiqen
të gjejnë personin i cili dha informata që çuan në sulmin në fjalë. Më parë zyrtarët e Natos thanë se njoftimet paraprake nga
vendngjarja tregojnë se në sulm u vranë 9 kryengritës. Dje zyrtarët thanë se po
vazhdojnë hetimet e tyre.Ndërkohë qindra studentë të universitetit dolën në rrugët e Xhalalabadit në provincën fqinje të Nangarharit për të protestuar për vrasjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›