E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuajn në dasma, policia ja konfiskon armët

Raportohet se gjatë një ahengu familjarë (dasmë)në Terstenik ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri,Policia kishte shkuar në shtëpinë pronë e një mashkulli shqiptar dhe gjatë kontrollimit në oborrin e shtëpisë tek i dyshuari mashkull i cili ishte mysafirë është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit CZ-cal 9.9 mm me një karikatorë. Pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Podujevë raportohet se gjatë një ahengu familjarë (dasmë) ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri,Policia kishte shkuar në shtëpinë pronë e një mashkulli shqiptar dhe nga i njëjti është konfiskuar një revole e tipit TT ,cal.7.62 mm model M-57 me një karikatorë të zbrazur. Pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon ne procedurë të rregullt./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›