E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuan me armë në një kolegj, plagosen dy gra

Dy gra janë plagosur rëndë pasi një person ka nisur të gjuajë me armë në Virginia, në New River Community College të Dublinit. Personi është arrestuar nga policia.

Për momentin nuk njihen të tjera detaje mbi ngjarjen apo për gjendjen shëndetësore të personave që janë plagosur, shkruan noa.

Dy gratë janë dërguar menjëherë në spital, njëra me helikopter e tjetra me ambulancë.

Personi që ka gjuajtur është arrestuar por ende nuk dihet identiteti i tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›