Mustafa: AAK e di çfarë rezultati ka pasur me Tahirin

Isa Mustafën s’po e frikon Besnik Tahiri i AAK-së, as deklaratat e Thaçit.
Lideri i Lidhjes Demokratike mund të kandidojë sërish për Prishtinën dhe tregohet optimist se mund ta fitojë atë.
“AAK e ka pasur këtë kandidat edhe herën e kaluar dhe nëse ata mendojnë se ai është kandidati i tyre I duhur, kjo është çështje e duhur”, ka thënë Mustafa në Klan-Kosova.
Ndërkaq Hashim Thaçin e ka porositur se nuk do të marrë Prishtinën partia e tij.
“S’mund të pres deklarta të mira prej tij sepse është prej një partie tjetëtër dhe s’ka bërë asgjë për Prishitnën e për këtë më vjen keq”
Sipas tij, LDK përfundimisht do të dalë me emrin e kandidatit për Prishtinën në maj./Indeksonline/