E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohen dëshmorët e Negrocit

Në fshatin Negroc të Drenasit, sot janë përkujtuar 21 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 36 martirët e kësaj zone.

Në 14 vjetorin e rënies së dëshmorëve e martirëve, u bë edhe rregullimi i varrezave të cilat deri me tani ishin në një gjendje jo të mirë.

Të pranishëm për t’i nderuar të rënët ishin nënkryetari i Komunës së Drenasit, Sherif Krasniqi, drejtori i shërbimeve publike, Sokol Krasniqi dhe komandanti i njësitit “Pëllumbi” Ferat Shala. Ky i fundit ka dhënë një kontribut të madh në rregullimin e varrezave të dëshmorëve në Negroc.

Ndryshe nga herët tjera, këtë vit është vërejtur një numër më i madh i të pranishmëve për t’i nderuar të rënët.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Negroci me fshatrat përreth, përjetoj ditë të vështira./ V.K /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›