Vrasja e Gjikurise, 25 vite burg ne mungese
VLORE - Gjykata e rrethit te Vlores ka vendosur dje te denoje me 25 vjet burgim Joni Lamaj, i akuzuar per vrasjen e Jani Gjikurise, ngjarje kjo e ndodhur ne shkurt te vitit 2005 ne fshatin Dhermi te rrethit te Vlores. Sipas akuzes, krimi ka ndodhur pas nje grindjeje te disa diteve me pare. Viktima eshte qelluar te pragu i deres me automatik, duke vdekur ne vend. Vendimi i Gjykates se Rrethit te Vlores eshte ne te njejten linje me kerkesen e prokurorise, e cila kerkoi 25 vite burg nen akuzen e "vrasjes me paramendim". Prokuroria paraqiti ne seance provat, nder te cilat deshmine e nenes se viktimes. I gjithe procesi eshte zhvilluar ne mungese, pasi Joni Lamaj prej tre vitesh figuron ne listen e personave te shpallur ne kerkim.
O.H
O.H