Gjuetarët grek plagosin dy gra maqedonase

Incidenti ka ndodhur rreth orës 8.30 të mëngjesit, kur gjuetarët grek po shkrepur armët pas gjahut, dhe se plumbat e shpërndarë kanë goditur dy gratë maqedonase që po punonin tokën e tyre.
Gjuetarët grek sot në mëngjes gjatë gjuetisë në rajonin e Radovishit në territorin e Maqedonisë kanë plagosur dy gra.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 8.30 të mëngjesit, kur gjuetarët grek po shkrepur armët pas gjahut, dhe se plumbat e shpërndarë kanë goditur dy gratë maqedonase që po punonin tokën e tyre.
Të plagosurat fillimisht janë ankuar për dhembje në shpinë dhe kraharor, ndërsa pas kontrollit mjekësor, është konstatuar se janë të plagosura.
Policia menjëherë ka ndaluar katër gjuetarët grek që po gjuanin në terrenet e parkut të gjuetisë “Goten” në Radovish. /INA/