E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e përkrahin Cameronin

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 21:30

Përgjigja që kryeministri David Cameron i ka dhënë trazirave që përfshinë këtë javë disa lagje të Londrës dhe qytete si Manchester, Birmingham e Liverpool nuk i ka bindur qytetarët britanikë.

Sipas një sondazhi të institutit Comres, 48 % e të pyeturve mendon që sjellja e Cameron është e papërshtatshme, ndërsa 29 % e tyre shprehet e kënaqur me masat e marra.

Ndërsa 83 % e të pyeturve shprehen të bindur se Twitter dhe Blackberry kanë pasur një rol vendimtar në trazirat e dhunshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›