Tiranë, qytetarët përshëndesin prishjen e ndërtimeve pa leje
Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 20:44
Qytetarët e Tiranës përshëndesin aksionin e ndërmarre nga Policia Bashkiake e Tiranës, për spastrimin e ndërtimeve pa leje dhe kthimin e territorit në gjendjen e mëparshme.
Qytetaret pohojnë se kjo është një iniciativë mjaft pozitive, e cila duhet të vijojë edhe më tej, duke i kthyer kryeqytetit infrastrukturën e munguar.
Policia Bashkiake e Tiranës prej afro dy javësh, ka bllokuar dhe penalizuar ndërtime pa leje dhe paligjshmëri të tjera, në disa zona të kryeqytetit, duke marrë masat përkatëse të parashikuara me ligj. /abcnews/