E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuha shqipe e ndaluar per Eurovizionin ne Maqedoni

Shkup, 21 shkurt, 08:18, NOA - Shoqata e Artistëve Shqiptarë në një konferencë të mbajtur tek klubi i gazetarëve deklaroi se artistëve shqiptarë, gjegjësisht këngëtarëve u mohohet konkurrimi në festivalin Evrovizion me këngët e tyre në gjuhën amtare

Këngëtari Agim Poshka ka deklaruar se nuk pajtohet me mënyrën e organizimit të konkursit dhe kushtin që konkurruesit të këndojnë vetëm në gjuhën maqedonase.

Ai hodhi akuza ndaj organizatorëve të cilët sipas tij me rregullat e vendosura bëjmë veprime diskriminuese dhe antikushtetuese.

“Kjo nuk është në frymën as të vetë Eurosongut ku promovohen kulturat e ndryshme .Absurdi i gjithë kësaj loje është se Maqedonia pretendon që është një shtet multikulturor, ndërsa konkursin brenda shtetit të vetë e bën monokulturor, me një fjalë i përkufizon vetëm artistët maqedonas të marrin pjesë në këtë garë”, deklaroi Poshka.

Në këtë konkurs të organizuar, këngëtarët shqiptar munden të konkurrojnë vetëm nëse këngët e tyre i kanë në gjuhën maqedonase.

INA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›