E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjukanoviç: Më shumë angazhim drejt NATO-s

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviçit ka deklaruar se vendi i tij do të punojë shumë për të ndjekur rrugën drejt një anëtarësimi të mundshëm në aleancën e NATO-s. Kreu i qeverisë malazeze i bëri këto komente pas takimit të zhvilluar të mërkurën në Uashington me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton në kuardin e një vizite tre ditore në Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri tha se Mali i Zi po kërkon zbatimit e Planit të Veprimit për Anëtarsim në NATO, përmes së cilit aleanca përgatit vendin për një anëtarësim të mundshëm.
Ai tha se Mali i Zi do të punojë që të përmbushë të gjitha detyrimet për tu anëtarsuar në NATO duke përfshirë këtu forcimin e sundimit të ligjit. Ndërkaq Sekretarja amerikane e shtetit Klinton u zotua për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara që Mali i Zi të bëhet pjesë e pandarë e bashkësisë euroatlantike. Clinton gjithashtu vlerësoi përpjekjet e Malit të Zi për të siguruar stabilitetin në Ballkan dhe për dërgimin e trupave të tyre në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›