E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, dorëzohet personi që vrau 8 njerëz

është dorëzuar në polici ndërsa ndodhej i fshehur në një pyll të Virxhinias në SHBA, personi i armatosur që dyshohet se është vrasësi i tetë personave, ngjarje e cila trondit shtetin amerikan një ditë më parë. Kufomat e trupave u gjetën nga agjentët e policisë brenda dhe jashtë një banese në zonat rurale të qytetit Appomattox. I vetëdorëzuari është 39 vjeçari Christopher Speight. Pas ngjarjes , autori arriti të arratisej e t'i shmangej policisë. Ndërkohë gjatë arratisjes në një zonë pyjore, ai qëlloi ndaj një helikopteri të policisë që po fluturonte në kuotë të ulët, dhe i dëmtoi serbatorin e karburantit. Një situatë e tillë detyroi pilotin të kryente ulje emergjente. Oficerët e policisë gjetën 7 kufoma në një shtëpi ndërsa personi i tetë ishte i plagosur rëndë në anë të një rruge. Ndërsa është transportuar për në spital, viktima e tetë ka humbur jetën gjatë rrugës. Sipas policisë mbi 100 agjente ne Virxhinia u vunë në ndjekje te personit te armatosur. Autoritetet policore paralajmëruan më herët banorët e zonës që të mos dilsnin nga shtëpitë e tyre dhe të kishin kujdes derisa të ndalohej personi i dyshuar si vrasësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›