E Diel, 1 Nëntor 2026

Terri në stadium, lajm në mediat e huaja

Black Out-i që ka ndodhur në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" gjatë ndeshjes miqësore Gramozi -Reali i Madridit është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat botërore. Energjia elektrike ka munguar për rreth 90 minuta në stadium dhe ka bërë që pjesa e dytë të fillojë me vonesë duke i irrituar shumë dhe tifozët.
"The Times oF India" shkruan se dritat i fiken Realit në Shqipëri.
E përditshmja sportive spanjolle "AS" shkruan se një ndërprerje e energjisë elektrike ndërpret ndeshjen për 90 minuta. "As" tregon prapaskenat se është menduar edhe që Reali të mos e vazhdonte më ndeshjen ndërsa thekson se me ngjarjen është marrë edhe vete Ministri shqiptar i Energjitikës, Dritan Prifti.
Edhe mediat italiane e kanë pasqyruar lajmin e Black Out-it ne Tiranë.
"Ansa" ka theksuar se Reali i Madridit ka zhvilluar një miqësore në Tiranë ku ka theksuar faktin se në stadium ka pasur një Black Out për 90 minuta ndërsa ndeshjen e kanë fituar Galaktikët 2 me 1.

Calciomercato .com si titull ka : "Reali i Madridit fiton në Tiranë pas Black Out".Ky sajt në interenet thekson se ndeshja miqësore është organizuar nga biznesmeni Rezart Taçi një njohje e vjetër për mediat italiane pasi në verë ka pasur tentative për të blerë Bolonjën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›