E Diel, 1 Nëntor 2026

Situatën politike ta zgjidhin vetë liderët shqiptarë, inkurajojmë dialogun

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton

BE inkurajon dhënien fund të ngërçit politik në Shqipëri, përmes dialogut dy palësh të mazhorancës dhe opozitës. Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE, zhvilluar sot në Strasburg, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, deklaroi përmes një deklarate për shtyp se liderët shqiptarë duhet të diskutojnë vetë çështjet dhe të zgjidhin ngërçin. Baronesha Ashton u shpreh se nuk duhet të rrezikohet rruga e integrimit të Shqipërisë në BE dhe se për këtë duhet gjetja e një zgjidhje të pranueshme.
“Të gjithë jemi të interesuar tw dimw se ç’do tw ndodhw me nismwn e dy krerwve tw grupeve parlamentare evropiane Daul dhe Schulz. Ne kërkojmë të arrijmë një zgjidhje, ne duam që të nxitet përpara kjo zgjidhje. Duam që Shqipëria të jetë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Liderët shqiptarë të diskutojnë ato çështje dhe të zgjidhin ngërçin politik”- u shpreh Ashton.
Më herët, kreu i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso deklaroi se në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së u diskutua për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, mes të cilave edhe për situatën politike në Shqipëri. “27 ministrat e Jashtëm të vendeve që përbëjnë Bashkimin Europian me në krye baroneshën Cathrine Ashton, shefen e diplomacisë së BE-së do të hartojnë një deklaratë të prerë për zgjidhjen e ngërçit”- u shpreh Barroso.
Sipas Barrosos në takimin e ministrave të Jashtëm të BE është diskutuar situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vende si Shqipwria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›