Gjukanovic Shqiperia kontribut per stabilitetin
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu vizitoi Malin e Zi me ftesë të kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç. Ky i fundit vlerësoi performancën e qeverisjes në Shqipëri, reformat dhe përpjekjet e vendit në rrugën e integrimit evropian. Gjukanovic vlerësoi se Shqipëria i kontribuon një klime stabiliteti në Ballkan dhe fqinjësisë së mirë.
Shqipëri-Mal i zi kanë projekte të përbashkëta në fushën e mjedisit, qoftë përsa i përket mbrojtjes së zonave të mbrojtura, menaxhimit të integruar të ujërave, etj,. Në takim u fol dhe për fusha të reja të bashkëpunimit siç është energjia, qoftë hidro apo eolike.
Ministri Mediu u prit në takim dhe nga ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Branimir Gvozdenovic. Në takim u fol kryesisht për menaxhimin e integruar të ujërave të Liqenit të Shkodrës. Gjithshka do të funksiojë në respekt të plotë të një raporti të BB për këtë qëllim. Dy ministrat theksuan se shpallja e një rezerve biosfere e menaxhuar e Liqenit të Shkodrës dhe zonave përreth do të ishte një mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm të tyre.