E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjukanoviç: Ballkani, tension nëse s'hyn në BE

Kryeministri i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç ka deklaruar sot se, stabiliteti i Ballkanit do të vihej në rrezik nëse vendet e këtij rajoni nuk do të lejohen të anëtarësohen në BE. Gjukanoviç ka theksuar se problemet aktuale me të cilat po përballen vendet që pretendojnë të hyjnë në BE po cënojnë përpjekjet e tyre për t'u shkëputur nga çështjet e trashëguara nga luftrat e viteve 90. Këto komente kreu i qeverisë malazeze i bëri gjatë një konference për shtyp me presidentin e KE, Jose Manuel Barroso. Ky i fundit nga ana e tij u shpreh se politika e zgjerimit të BE ka për qëllim stabilizimin e rajonit të Ballkanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›