Klinton: SHBA do të shtojë presionin ndaj Penianit
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton është shprehur se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar në përpjekjet për të detyruar Korenë e Veriut t'i çaktivizojë objektet bërthamore. Në një konferencë për shtyp në ditën e fundit të Forumit Rajonal të ASEAN-it, në ishullin Phuket të Tajlandës, Klinton tha se regjimit "nuk i kanë mbetur më miq", sipas fjalëve të saj, të cilët ta lejojnë të vazhdojë të përpiqet për të siguruar armë bërthamore.
Gjithashtu ajo tha se SHBA dhe partnerët e tyre në bisedimet 6-palëshe të çarmatimit janë gati të ofrojnë një paketë me stimuj ekonomikë dhe diplomatikë, në se Peniani do të ishte i përkushtuar ndaj një "rruge të pakthyeshme" drejt çarmatosjes bërthamore. Por zonja Klinton tha se delegacioni i Koresë së Veriut nuk shprehu vullnetin për të hequr dorë nga programi bërthamor, gjatë diskutimeve në forum.