Karaxhiç kërkon listën e saktë të viktimave
Ish-lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiç, tha se numri i viktimave të masakrës së Srebrenicës, për të cilën akuzohet, është zmadhuar. Gjatë seancës dëgjimore në Tribunalin e Hagës, Karaxhiç tha se "ne jemi të bindur se kemi të bëjmë me një ekzagjerim këtu" dhe sugjeroi se numri i vërtetë i viktimave ishte për mijëra më pak.
Karaxhiç, i cili akuzohet për krime lufte, genocid dhe krime kundër njerëzimit, kërkoi evidencën e ADN-së mbi masakrën dhe prezantimin e një liste të saktë të viktimave.
"Çdo gjë në lidhje me Srebrenicën, që është paraqitur deri tani, është e gabueshme," tha Karaxhiç, një ish-psikiatër, i cili po mbron veten në gjyq.
Karaxhiç u arrestua në vitin 2008 në Beograd, ku ai kishte jetuar me vite pa u vënë re, si praktikues i mjekësisë alternative.