E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Arrestohet një gjyqtar e njëmbëdhjetë avokatë

Një aksion i policisë së Kosovës i shtrirë në gjashtë qytete të vendit ka rezultuar me arrestimin e një gjyqtari, njëmbëdhjetë avokatëve dhe të një zyrtarit të sigurimeve të cilët janë të dyshuar se kanë kryer veprën penale të krimit të organizuar. Lajmin konfirmohet nga policia kosovare e cila me anë të zëdhënëses së policisë , Sabrije Kamberi konfirmon arrestimin e trembëdhjetë personave ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera rreth dyshimit ndaj tyre. Në një deklaratë për mediat policia bën të ditur se të gjithë personat janë arrestuar sot ndërsa aksioni është udhëhequr nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar.
"Policia e Kosovës me autorizimet përkatëse të prokurorit të çështjes, kanë ndërmarrë kontrollin e shtëpive dhe lokaliteteve të ndryshme të personave të dyshuar në kërkim të elementeve dhe provave të ndryshme materiale mbi bazën e dyshimit për përfshirjen e tyre në krim të organizuar", thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›