E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli/ Dyfishohet numri i të prekurve me virusin AH1N1

Numri i parashikuar i të infektuarve me virusin e gripit H1N1 është pothuajse dyfishuar nga java e kaluar në Angli, në 100 mijë persona, njoftoi sot Agjencia për Mbrojtjen e Shëndetit(HPA). "Parashikimet e HPA-së ishin për rreth 100 mijë raste të reja të prekura nga virusi i gripit të derrave në Angli javën e kaluar", thuhej në deklaratën e agjencisë.
Javën e kaluar, në Angli u regjistruan rreth 55 mijë raste të reja të infektuara me virusin H1N1, ku pjesa më e madhe e tyre shfaqën simptoma të lehta. Megjithatë, 31 persona që ishin prekur nga virusi kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe gjatë epidemisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›