E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati amerikan diskuton marreveshjen per armet berthamore me Rusine

Senati amerikan diskuton sot nje marreveshje te re per armet berthamore me Rusine para nje votimi te mundshem perfundimtar kete jave.

Presidenti barak Obama po u kerkon ligjvenesve te ratifikojne marreveshjen si pjese e punes se fundvitit para se Kongresi te shperndahet duke e cilesuar ate si nje mase urgjente per sigurine kombetare.

Por republikanet kane shprehur shqetesim se marreveshja mund te kufizoje mundesite e mbrojtes amerikane me raketa. Udheheqesi i republikaneve ne Senat Mitch McConnell tha dje se ai nuk e mbeshtet marreveshjen.

Megjithe opoziten e shprehur nga zoti McConnell dhe republikane te tjere demokratet thone se besojne se kane mbeshtetje te mjaftueshme per ta ratifikuar marreveshjen.

Ne nje leter drejtuar udheheqesve demokrate dhe republikane te Senatit Presidenti Obama thote se marreveshja e re START nuk vendos kufizime mbi zhvillimin apo dislokimin e programeve amerikane te mbrojtjeve me raketa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›