Gago, drejt Sevillas

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 16:31
Nuk do të jetë Real Madrid në të ardhmen e Fernando Gagos. Mesfushori argjentinas, i cili nuk është aktivizuar asnjëherë gjatë këtij sezoni në La Liga, spekulohet se mund të transferohet te rivali Sevilla gjatë afatit kalimtar të janarit për ta zëvendësuar të lënduarin Tiberio Guarente.
Sipas medieve spanjolle, përveç Gagos, edhe mesfushori tjetër Esteban Granero mund të largohet nga gjiganti madrilen gjatë afatit kalimtar dimëror për shkak të minutazhit të kufizuar në ekip.