Kryeministri rumun i mbijeton nje votimi te trete mosbesimi kete vit
Kryeministri rumun Emil Boc i ka mbijetuar nje votimi te trete mosbesimi kete vit duke mundesuar koalicionin e tij te brishte qe te ece perpara me masat e nevojshme per te shtene ne dore ndihmen ekonomike nderkombetare prej 25 miliard dollaresh.
Zoti Boc do te perballet me nje mocion votebesimi te enjten nga opozita politike. Opozites i duheshin edhe 46 vota per te rrezuar zotin Boc ne votimin e sotem. Qeveria rumune u qendroi dy mocioneve te meparshme te mosbesimi te nxitura nga shkurtimi i pagave dhe shtimi i taksave ne qershor dhe tetor.
Qeveria e zotit Boc ka bere thirrje per shkurtimin e shpenzimeve per te arritur pragun e kerkuar nga Fondi Monetar Nderkombetar. FMN po kerkon qe qeveria rumune te shkurtoje deficitin buxhetor nga 7.2 perqind ne 6.8 perqind te prodhimit te brendeshem.