Gjumi i logjikës zgjon përbindësha
Çdo ditë, në çdo kënd të tokës shkelen të drejtat themelore të njeriut. Të drejta për të cilat kanë luftuar vetë popujt, ku njerëzit sakrifikuan jetët e tyre, si dhe lanë jashtë vetes së tyre të thjeshtën dhe të sigurtën... njerëz që ndoqën ëndrrën dhe idealen për ta dorëzuar ashtu të paprekur te gjeneratat e reja, njerëz si Gandi, Martin Luther King, Mandela, Çomski e shumë të tjerë, të cilët ndërgjegjësuan për përmbysjen, novatorizmin, ndryshimin kundër padrejtësisë.
Vektori historik
10 Dhjetori përbën përvjetorin më thelbësor në fushën e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive të Individit. Mëngjesin e 10 Dhjetorit të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri Deklaratën Botërore të të Drejtave të Njeriut. Ndonëse deklarata nuk synon një angazhim ligjor, ajo ishte si bazë për miratimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për të Drejtat Individuale e Politike, si dhe të Marrëveshjes Ndërkombëtare për të Drejta Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Deklarata përbën bazën e funksionimit në shtete të ndryshme, të organizatave qeveritare e joqeveritare, si dhe qëndron si një piramidë në histori, në zhvillimin dhe në zbatimin e të Drejtave të Njeriut.
Në fakt, përpjekja e vetë shteteve nga ana e tyre ka nisur shumë herët për të vendosur një sistem më të gjerë në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Përpjekja e parë për njohjen e vendosjen e disa prej të drejtave u shfaq në Angli më 1225-ën, kur Magna Carta e Erikut III cakton që "asnjë njeri i lirë nuk do të kapet, as të arrestohet, as do t‘i hiqet liria, as do të keqtrajtohet ... përveç vendimit gjyqësor ... dhe sipas ligjit të vendit".
Petition of Rights (1628) në përputhje me "ligjet e Mbretit", (Habeas Corpus) cakton njohjen e të arrestuarit/es dhe të burgosurit/es shkaqet e këtij vendimi për kufizimin e lirisë, të gjykohet në mënyrë të shpejtë, apo të lihet i/e lirë.
Më pas, Iluminizmi Evropian, filozofët e shekullit të 18-të (Locke, Voltaire, Montesquieu, Rousseau) rikonceptuan lirinë individuale, shpirtërore dhe fetare të njeriut. Ideja që "njerëzit lindin dhe qëndrojnë të lirë e të barabartë" është baza kryesore e komunikimit të tyre, duke iu përafruar teorisë kontraktuale sociale të J.J. Rousseau.
Deklarata e Pavarësisë Amerikane, më 4 korrik 1776, citon se "Nënkuptojmë si të vërteta themelore të patundshme: Njerëzit janë të gjithë të barabartë; iu dhuruan nga Krijuesi të drejtat e pamohueshme. Mes të drejtave, vend të parë kanë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë".
Deklarata Franceze e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, më 26 Gusht 1989, citon se "Njerëzit lindin dhe qëndrojnë të barabartë, kundrejt të drejtave të tyre (neni 1). Qëllimi i çdo shoqërie politike është përmbushja e të drejtave të njeriut, të cilat janë liria, pronësia, siguria dhe rezistenca ndaj pushtuesit. Liria, konsiston që të bëjë gjithsecili gjithçka që nuk dëmton tjetrin/en - (neni 4). Shoqëria që nuk siguron garancinë e të drejtave të njeriut nuk ka kushtetutë - (neni 16).
Bëhu ti ndryshimi, që do të shikosh botën...
Mund të ndryshojmë botën, duke filluar të ndryshojmë vetveten, duke u përmirësuar, duke risjellë vlerat e vërteta për t‘u bërë prej nesh mënyrë e të jetuarit, imazhi ynë, shpresa jonë, për ta vënë në zemrat tona përjetimin e shpresës së 10 dhjetorit të 1948-ës. Dhe pak akoma e do të prekim diellin, dhe pak e do ta arrijmë!
Në përputhje me Statusin e Kombeve të Bashkuara, shtetet anëtare janë të detyruara të ndihmojnë në zhvillimin dhe në zbatimin e të drejtave të njeriut, si dhe të lirive themeltare të individit, ashtu si ato përcaktohen dhe emërohen nga Deklarata Botërore e të Drejtave të Njeriut.
Tashmë "qytetërimi" ynë zhvillohet me hapa të vrullshëm, teknologjia përparon dhe jeta jonë: përmirësohet, ekzistojnë viktima të panumërta, që bëhen pre e diskriminimit, kapjeve, burgjeve, torturave, vrasjeve.
Katër rastet e mëposhtme duhet të na vënë përballë mendimit:
Meksika: Vendet më të mëdha të plehrave në Meksikë nuk janë vendi i vetëm për grumbullimin e tyre, por përbëjnë dhe vend për jetesën e mijëra jetë njerëzish e fëmijësh. Lindin, jetojnë dhe vdesin mes plehrave, që mbetet ambienti i jetesës së tyre.
Brazili: Numri i të mitur(a)ve prostituta kalon 500 mijë. Fëmijët jetojnë në një shtet pa mbrojtje dhe të dhunshëm, duke përfunduar kështu në drogë, ose prostitucion.
India: Ka 100 mijë punëtorë fëmijë që punojnë në bujqësi, gurore, minierë etj.
Rusia: Afërsisht 800 mijë fëmijë vdesin për shkak të mungesës së një sistemi ekologjik në vend, në përputhje me agjencinë e lajmeve ruse "Interfaks".
Fëmijët në të gjithë botën kanë nevojën e një sistemi sigurie në nivel ndërkombëtar. Ekzistojnë raste kur fëmijët jetojnë jashtë çdo lloj kujdesi, brenda një klime frike akoma edhe në shtetet me një qytetërim të zhvilluar.
Nuk duhet të harrojmë se gratë janë viktimat e padukshme të këtij shekulli të ri. Viktimat e shumta të luftës janë gra dhe fëmijë. Refugjatët më të shumtë në të gjithë botën janë gratë dhe fëmijët. Shkelja e të drejtave të njeriut të grave janë të pakapërcyeshme, kryesisht sepse ngelen të fshehura. Çdo vit, në përputhje me UNICEF, më shumë se një milion foshnja vdesin, sepse lindin vajza. Për gratë rreziku është i dyfishtë: Nga njëra anë diskriminimi për arsye gjinore, si dhe nga ana tjetër rreziku që përballen në të njëjtin nivel, ashtu si edhe meshkujt kur bëhet fjalë për ruajtjen e të drejtave të njeriut.
Rënia e regjimeve komuniste dhe liritë e njeriut
Kemi humbur mjaft kohë, duke pritur nga rrënimtarët ndërtimin, nga injoranca kulturën, nga komunistët antikomunizmin, nga regresi progresin. Është vonë… Por për të nisur atë që kemi ëndërruar, qysh në fillim të viteve ‘90 nuk është vonë asnjëherë, qoftë dhe në fundvitin ‘08.
Është e nevojshme që secili të niset nga kjo bindje se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, pa dallim të pozitës, apo forcës që e posedojmë. Mundësitë tona vetjake nuk janë më në nivelin e nevojave tona. Kjo është e vërtetë e hidhur, por ne nuk kemi të drejtë ta fshehim. Nuk është kurrfarë nënçmimi të pranohet ky ndryshim i gjendjeve. Refuzimi ynë që të pajtohemi me këtë do të jetë shenjë e superioritetit inoportun. Izolimi nuk u bë vetëm shkak për dobësi, por edhe shkak për shkatërrim.
Në fakt, rënia e regjimeve komuniste në Evropë dhe konsensusi i dukshëm mbi të drejtën demokratike të qytetarisë nuk i zhduku debatet, divergjencat dhe sigurisht edhe konfliktet mes shteteve, grupeve e individëve të ndryshëm. Këto ndryshime nuk burojnë vetëm nga traditat e ndryshme kulturore dhe sociale, që në një të ardhme të afërt, janë të destinuara të mishërohen në një të drejtë globale hipotetike. Është disi ironike të trumbetosh koncepte të lirisë e të përgjegjësisë, të apelosh për iniciativa individuale dhe të brohorasësh për diversitetin si një aset/pasuri e vyer e shoqërive tona dhe në të njëjtën kohë t‘i rrethosh këto deklarata me biseda mbi kërkesa, apo detyrime të padiskutueshme e të qëndrueshme për zhvillimet globale. Liria e qytetarit është liria e shoqërisë dhe diskutimi në një ambient publik, i udhëhequr teorikisht nga barazia midis të gjithë individëve.
Afërsisht 900 milionë njerëz, domethënë 1 në 7 banorë të rruzullit tokësor, përballojnë sot forma të ndryshme dallimi në "pasaportën" e tyre të identitetit, dallime nacionale, raciale, apo fetare. Rinjohja e vonueshme e rëndësisë së të drejtave qytetare është shndërruar në "mite". Nëse i përcaktojmë këto mite konkretisht mund të përqasemi me konceptin e një vonese të rizgjimit qytetar e atij civil në kontekstin e një lirie qytetëruese.
Miti - Rinjohja e të ndryshmes të çon në rëndesën e unitetit të vetë shtetit
Në të vërtetë kjo tezë është e qëndrueshme, pasi vetë fakti që mbi 5000 kombësi jetojnë në 200 shtete e rikoncepton këtë të fundit. Kjo provë tregon dhe nxjerr konkluzionin se 2/3 e popujve në botë, i përkasin këtij sugjerimi dhe prove të fundit.
Miti - Respektimi i të ndryshmes nuk devijon rrezikshmërinë e paqes
Ky mit lidhet mjaft hapur me teorinë e re që është përhapur tashmë në shekullin e kaluar. Duke analizuar situatën pas Luftës së Ftohtë dhe përfundimit të konkurrencës ideologjike midis kapitalizmit dhe komunizmit, kjo paraqiti pikëpamjen e përleshjes së qytetërimeve si zëvendësuese e luftës ideologjike. Kjo tashmë mendohet për ndarjen e globit jo mbi bazë të qeverisjes, zhvillimit ekonomik, apo ideologjisë, por mbi bazën e qytetërimit dhe kulturës, e cila ka fituar tani një rëndësi të madhe. Hantington beson se "në botën e pasluftës së ftohtë, mbi bazë të identitetit kulturor u formuan aleancat, shpërbërjet, koalicionet, identitetet, të cilat në nivelin e tyre më të lartë janë identiteti i qytetërimit".
Miti - Liria kulturore jep si pasojë përngjitjen drejt tradicionales
Liria qytetare është ajo që quhet liria e individit. Çdo njeri, çdo grup përbën një kulturë më vete. Është vërtetuar shkencërisht se përcjellja dhe "transmetimi" i një kulture të re te një qytetërim tjetër nuk pengon aspak në zhvillimin e vendit. Përkundrazi, zhvillimi ngushtohet në kufirin e kësaj lirie. Në kontekst të përgjithshëm "kultura" cilësohet si botë shpirtërore - jo materiale në jetën e shoqërive të ndryshme, ndërsa qytetërimi cilësohet si një botë materiale, pasqyruese e vlerave kulturore.
Miti - Qytetërime të veçanta përparojnë demokracinë dhe zhvillimin ekonomik më mirë se disa të tjera
Nëse do të funksiononte kjo tezë mes vendeve të ndryshme nuk do të ekzistonte as mirëkuptimi dhe fryma e dialogut, e cila në mënyrë de facto të çon drejt një zhvillimi ekonomik, social e shoqëror të vendit. Pra, kultura e dialogut nga njëra anë kundërshton njëanshmërinë në vendime e punë dhe, nga ana tjetër, hedh poshtë ndarjen e izolimin. Në realitet mirëkuptimi civil na çon në njohjen e identitetit të specifikave të çdo qytetërimi. Vetëm pas njohjes së pavarësisë dhe identitetit të qytetërimeve të ndryshme mundet që të fillojë diskutimi dhe shkëmbimi i opinioneve. Pra, procesi i unifikimit me anë të forcës, i cili ndiqet nga përvoja e hidhur e kolonializmit, apo procesi me anë të ndërtimit të idhujve me anë të propagandës, apo komunikimit të shpejtë ndërkombëtar, asnjëri prej tyre nuk është i aftë të krijojë kulturën e dialogut dhe të mirëkuptimit e detyrimisht respektimin e bazës themeltare të të drejtave të njeriut.
Evropa nuk është e drejtuar kundër kurrkujt...
Kjo Evropë nuk është e drejtuar kundër kurrkujt, nuk ka kurrfarë qëllime agresive, nuk ka kurrfarë natyre egoiste ose imperialiste, as në suazat e saj, as në raport me vendet e tjera. Ajo është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë t‘i bashkohen, pikësëpari në respektimin dhe garancinë për respektimin e të drejtave, lirive e garancisë qytetare. Shkak për ekzistimin e saj është bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtar, organizimi racional i botës, në të cilën ajo duhet të marrë vend të rëndësishëm. Ajo që numërohet si kapital i Evropës, është aftësia e saj të kontribuojë në kuptimin e vërtetë dhe për nevojat e drejtpërdrejta të njerëzimit si përgjigje e synimeve të reja të popujve. Fryma e vërtetë evropiane është njohja e realiteteve, mundësive dhe obligimeve, në të cilat gjendemi edhe njëra, edhe pala tjetër, pa dallim të kufijve e armiqësive, si dhe urrejtjeve tona. Në të vërtetë shoqëritë njerëzore moderne, të organizuara në demokraci pluraliste dhe në shtete të së drejtës, të vëna në lëvizje nga mekanizmat e ekonomisë së tregut dhe të iniciativës së lirë private, të mësuara nga përvojat e deritashme negative e pozitive, vetjake dhe të të tjerëve, të mbështetura në pasuritë gjithnjë e në rritje materiale e intelektuale të individëve, të vendeve dhe të bashkësive të tyre, punojnë për të përmirësuar të sotmen dhe për të përgatitur zhvillimet e ardhshme. Sigurisht që këto zhvillime nuk janë gjithmonë një model, por kanë nevojën e një rikonstruksioni, apo riciklimi mes shtetesh, apo dhe vetë tij në veçanti. Në Shqipëri, por edhe në vende të tjera evropiane, realisht ka akoma për të dëshiruar: ekziston akoma një numër i konsiderueshëm fëmijësh që nuk ndjekin arsimin e detyrueshëm, si dhe mungon kujdesi e mbrojtja ndaj tyre; dhuna me të gjitha format vazhdon të mbizotërojë në marrëdhëniet mes qytetarëve, por dhe mes shtetesh; dinjiteti individual, jeta personale, si dhe respektimi janë koncepte që gjithmonë për arsye të ndryshme mund të keqinterpretohen dhe vazhdimisht ekziston një riciklim i tyre; kalimi në shërbimet e shëndetit e mbrojtjes sociale me karakteristika cilësore dhe karakter respektimin e dinjitetit njerëzor kërkon akoma kohë për t‘u përmirësuar e rikonceptuar si një perceptim i tillë.
Sot, akoma më tepër, të Drejtat e Njeriut duhet të riformulohen si një pjesë e jetës sonë të pandashme prej nesh. Ato janë forma komunikuese mes vetë njerëzve, shteteve dhe popujve. Janë çështje të pashmangshme të paqes, e zhvillimit të personaliteteve individuale në shoqëritë bashkëkohore. Shoqëritë që do të udhëhiqen prej njerëzve me të tilla personalitete janë shoqëritë që do të kenë të ardhme, por dhe të tashme, që do të bazohen mbi barazinë, solidaritetin, respektin. Në të tilla shoqëri të Drejtat e Njeriut do të përçohen si një status komunitar. Ndërgjegjësimi i qytetarëve për zbatimin e praktikave të mira të legjislacionit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, parashikon mirëkuptimin thelbësor, pranimin dhe përcjelljen e vlerave universale.