“Gjurmë të Gjeçovit” në Janjevë

Në Janjevë të komunës së Lipjanit, nesër, më 15 qershor të këtij viti, në orën 11, për të dhjetën herë me radhë, mbahet manifestimi tashmë tradicional letraro-kulturor “Gjurmë të Gjeçovit”.
Manifestimi i sivjetmë organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga Drejtorati për Kulturë i komunës së Lipjanit, Klubi letrar “Shtjefën Gjeçovi” i Zymit të Hasit dhe Shkolla Fillore në Janjevë.
Manifestimi i sivjetmë përshkohet nga fryma e 10-vjetorit të manifestimit “Gjurmë të Gjeçovit”, si dhe 100-vjetori i lindjes së Nënës Tereze. Me atë rast mbahet edhe Ora letrare e manifestimit ku do të prezantohen poetë të dëshmuar nga Kosova dhe viset tjera shqiptare.
Do përmendur se në kuadër të manifestimit edhe Shkolla Fillore “Shtjefën Gjeçovi” e Janjevës kremton Ditën e shkollës, ku nxënësit e Janjevës do të prezantohen me një program kulturo-artistik, si dhe do të vizitohet Shtëpia e lindjes së Shtjefën Gjeçovit.