Vetëvritet Bekim Fehmiu

Aktori shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu, ka kryer vetëvrasje në banesën e tij në Zvezdara, në rrethinën e Beogradit.
Motivet për këtë akt, tani për tani, nuk janë të njohura, por sipas mediave beogradase, thuhet se Fehmiu ka qenë kohëve të fundit i sëmurë.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se besohet se Fehmiu kreu vetëvrasje, pasi të shtënat kanë ardhur nga revolja e regjistruar në emrin e tij.
Bekim Fehmiu ishte 74-vjeçar dhe njihet si një ndër aktorët më të popullarizuar në ish-Jugosllavi.
Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq.
Ka luajtur në role kryesore në më shumë se 50 filma. Ka xhiruar në Evropë, SHBA, Amerikë Jugore, Afrikë e Azi. Ka luajtur në shqip, serbo-kroatisht, maqedonisht, në gjuhën rome, turke, spanjolle, angleze, franceze dhe italiane.
Ndër të tjera, ai luajti në "Arsimi Special”, "Skuadrila partizane”, ndërsa famën më të madhe në Jugosllavinë e atëhershme e arriti kur luajti në filmin e huaj "Lufta e Bardhë” dhe “Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967.
Ai gjithashtu luajti në filmin shumë të njohur “Odisea”.
Karrierën e ka zhvilluar jashtë dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso.
Ka bashkëpunuar edhe me John Huston, Ava Gardner, Sharlon Azbavuro dhe të tjerë.
Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare.
Ka fituar shumë shpërblime, mes tjerash edhe Arenën e Artë në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin “Roj”.
Ka qenë i martuar me Branka Petriqin, me të cilin ka pasur dy djem – Hedonin dhe Uliksin.
Uliks Fehmiu është gjithashtu aktor, dhe rolin e fundit të madhe e ka pasur në filmin “Nesër në mëngjes”, të Oleg Novakoviqit.
Bekim Fehmiu, në prill 2001, e botoi autobiografinë “Shndritshëm dhe tmerrshëm”, të cilën e kishte shkruar qysh më 1985.
FILMAT:
Opštinsko dete (1953), Saša (1962), Pod isto nebo (1964), Neprijatelj (1965), Ko puca otvoriće mu se (1965), Klakson (1965), Devojka (1965), Roj (1966), Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966), Vreme ljubavi (1966), Tople godine (1966), Protest (1967), Skupljači perja (1967), Uzrok smrti ne pominjati (1968), Prljave ruke (1968, TV ), L'Odissea (1968, international TV miniseries), The Adventurers (1970), Klopka za generala (1971), The Deserter (1971), Paljenje Rajhstaga (1972, TV ), Libera, amore mio... (1973), The Last Snows of Spring (1973), Il testimone deve tacere (1974), Cagliostro (1974), Il gioco della verità (1974), Deps (1974), Košava (1974), Pavle Pavlović (1975), Permission to Kill (1975), Salon Kitty (1976), Disposta a tutto (1977), Black Sunday (1977), Specijalno vaspitanje (1977), Stići pre svitanja (1978), Partizanska eskadrila (1979), I vecchi e i giovani (1979, mini-serial), Široko je lišće (1981), La Voce (1982), Sarâb (1982), Crveni i crni (1985), Poslednja priča (1987, TV ), Un bambino di nome Gesù (1987, TV mini-serial), Disperatamente Giulia (1989, TV mini-serial), Il cuore e la spada (1998, TV).
Fehmiu me aktoren Irene Papas në filmin “Odisea”.