E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrijnë 300 emigrantë në Maltë

Maltë-Malta ka pritur këtë të diel rreth 300 emigrantë, të cilët mbërritën nga bordi i një anijeje peshkimi në brigjet në jug të Maltës.''Emigrantët, të vendosur në një anije peshkimi zbarkuan në portin Marsaxlok dhe gjatë tentativave për t'u shpërndarë dhe fshehur u rrethuan nga policia dhe ushtarët'', deklaruan të njëjtat burime. Kjo ishte mbërritja më e madhe e klandestinëve që nga vera e vitit 2007.

Në janar, 162 emigrantë u kapën në det nga marina malteze. Në vitin 2008, rreth 2 770 emigrantë, shumica prej të cilëve somalezë mbërritën në Maltë, shteti më i vogël i Bashkimit Evropian. Malta po bashkëpunon me Italinë, Greqinë dhe Qipron për t'i kërkuar vendeve evropiane të ndërmarrin veprime konkrete dhe të përbashkëta kundër emigracionit klandestin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›