E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia nën ethet e vullkanit Asama

Tokio-Vullkani Asama do të shpërthejë brenda dy ditësh. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Meteorologjike Japoneze, e cila njoftoi për gjendje alarmi, për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik në malin me të njëjtin emër, 2 568 metra i lartë dhe 140 kilometra në veriperëndim të Tokios.''Parashikohet një shpërthim që mund të flakë gurët vullkanikë deri në një distancë prej katër kilometrash'', tha Sadajuki Kitagava.

Ai shtoi se aktiviteti i vullkanit mund të fillojë brenda pak orësh deri në dy ditë. Asama, një nga vullkanet më aktivë në Japoni, pati shpërthimin më të fuqishëm gjatë 21 viteve të fundit më 1 shtator 2004, me re vullkanike të shpërndara deri në 200 kilometra. Në vitin 1783 shpërthimi i Asamës shkaktoi vdekjen e 1 500 personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›