E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku shënon numrin më të ulët të viktimave

Bagdad-Iraku që prej më shumë se katër vitesh, muaji janar i këtij viti ka shënuar bilancin më të ulët të dhunës, gjë që sipas zyrtarëve tregon përmirësimin e sigurisë në vend, në mënyrë të veçantë në Bagdad. Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, ajo e Brendshme dhe e Shëndetit gjatë muajit të parë të vitit kanë humbur jetën 191 civilë, policë dhe ushtarë irakianë kundër 316 në dhjetor të vitit 2008.

Sipas disa të dhënave gjatë muajit janar janë vrarë 140 civilë, 27 ushtarakë dhe 24 policë dhe janë plagosur 406 irakianë (300 civilë, 35 ushtarakë dhe 71 policë). Sipas shifrave, në muajin dhjetor të vitit 2008 rreth 316 civilë, policë dhe ushtarë irakianë humbën jetën dhe 862 u plagosën. Përveç të tjerash në muajin janar u vranë 29 rebelë dhe u arrestuan 482 të tjerë. Gjatë vitit 2008 janë vrarë rreth 6 772 irakianë duke u nisur nga shifrat e ministrive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›