E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata i hap rrugen prishjes se 12-kateshit

Tirane-Gjykata e Tiranes me vendimin e marre dje i ka hapur rruge ndertimores, ne prishjen e pallatit 12-katesh, qe ndodhet prapa Hotel Tirana. Kerkese-padia e ngritur nga ndertuesi i ketij pallati, biznesmeni Ilir Mata, per nderprejen e aksionit te prishjes nga inspektorati i ndertimit, eshte rrezuar dje pas vendimit te marre nga gjyqtarja e ceshtjes, Arjana Caco. Kjo e fundit, pasi ka shqyrtuar dosjen, e ka konsideruar te pabazuar ne ligj, kerkesen e kreut te shoqerise se ndertimit TTA-ALBA-LAM shpk, Ilir Mata. Akt-padia u dorezuar prej tij me 7 dhjetor te ketij viti, pas prishjes se 3 prej 12 kateve te pallatit te ngritur ne qender te kryeqytetit. Prishja e metejshme u nderpre, pas padise se depozituar ne gjykate nga z.Mata. Pala paditese ka paraqitur ne gjykate provat, mes te cilave edhe dokumente per objektin, qe sipas Mates e ka lejen e ndertimit te marre qe ne 2001-shin. Sipas inspektoratit te ndertimit, pallati 12 katesh qe ai ishte duke ndertuar, rezultonte te kishte shkelur disa rregulla. Sipas ndertimoreve, objekti eshte i paligjshem dhe ka zene nje pjese te rruges. Ndersa ndertuesi i pallatit, Ilir Mata, ka shpjeguar se 95 per qind te tokes e kishte blere ne vitin 1999, ndersa 5 per qind te saj e ka marre me qira po ate vit. Me pas ai sqaron se e ka hipotekuar ne vitin 2005, duke e kthyer teresish ne nje objekt te ligjshem.
Pas vendimit te gjykates, Inspektoriati i Ndertimit mund te veproje ne prishjen e pallatit. Godina filloi te shembet pas nje urdhri te nxjerre nga kryeinspektori i policise ndertimore Hekuran Hoxhaj, sipas te cilit ne perputhje me ligjin 2502 per urbanistiken, kjo ndertese eshte e paligjshme. Kjo ndertese, qe eshte ne pronesi te Ilir Mates, kunatit te deputetit socialist Dashamir Peza, ishte i destinuar te behej hotel. Operacioni per prishjen e nderteses, nisi mbremjen e dates 7 dhjetor. Fadroma dhe mjetet e renda te ndertimoreve, shemben muret dhe fasaden e katit te pare dhe te dyte, si dhe demtuan katin e trete te nderteses. Per kete ndertese shumekateshe ka pasur ankesa edhe nga banoret e zones, per shkak se u eshte bllokuar rruga dhe nuk kane mundesi qe te kalojne per te shkuar ne shtepite e tyre.
Vendimi
Gjyqtarja Arjana Caco ka vendosur dje te rrezoje kerkese-padine e ngritur nga ndertuesi i pallatit 12-katesh, biznesmeni Ilir Mata, per nderprejen e aksionit te prishjes se tij nga inspektorati i ndertimit. Gjykata e ka cilesuar te pabazuar ne ligj kerkese padine
Prishja
Prishja e pallatit ne qender te kryeqytetit, nisi mbremjen e dates 7 dhjetor. Godina filloi te shembet pas nje urdhri te nxjerre nga kryeinspektori i policise ndertimore Hekuran Hoxhaj, sipas te cilit ne perputhje me ligjin 2502 per urbanistiken, kjo ndertese eshte e paligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›