E Diel, 1 Nëntor 2026

Juliana Pasha: Nuk kam pasur synim Eurovizionin

Ne nje prononcim per "KJ" kengetarja fituese e festivalit te 48-te ne RTSH, tha se cmimin ia dedikon Zotit
Festivali i 48-te i kenges ne Radio Televizionin Shqiptar eshte mbyllur si jo me mire per kengetaren Juliana Pasha, e cila tanime ka prekur endrren e Eurovizionit. Kjo eshte hera e shtate qe Radiotelevizioni Shqiptar mundeson prezantimin e kenges se lehte shqiptare ne Eurosong, kesaj radhe ne Oslo te Norvegjise. 30-vjecarja Pasha, e cila kendon me shume lehtesi live, triumfoi me kengen e saj ritmike "Nuk mundem pa ty", nje kompozim i Ardit Gjebrese, me tekst te Pirro Cakos dhe orkestrim te Shpetim Saracit. Ne nje prononcim per gazeten "KJ", ajo tha dje se ndjehej mjaft e lumtur, se cmimin ia dedikonte Zotit dhe se tanime i duhej shume pune, per t'u pergatitur sic duhet per ne Eurovizion. Ne momentet kur u shpall fituese, ajo u perlot, madje edhe interpretimin final e kreu ndersa perlotej. "Perlotja nisi qe kur isha prapa skene dhe po degjoja votimet. Ishte me te vertete nje cast mjaft prekes per mua, duke qene se pervec nje anetari te jurise qe votoi per mua me 13 pike, gjithe te tjeret me dhane vleresimin maksimal", deklaroi Juliana. Sipas saj, bashkepunimi me Ardit Gjebrene ishte shume premtues, duke qene se ai eshte nje kompozitor qe ben vetem gjera te mira, por gjithcka i mbeti nates finale. "Nuk ka qene asnjehere synimi qe une te isha pjesemarrese ne Eurovizion, ndaj edhe duhet te merrja pjese ne festivalin e fundvitit. Jojo, paraqitjet e mia nuk kane pasur kete qellim. Ideja eshte qe kam dashur qe kenget qe kam interpretuar te ishine arritura nga ana profesionale, e po ashtu te pelqeheshin nga publiku", shtoi me tej ajo, e pyetur se a ishte ky qellimi kryesor i pjesemarrjes se saj ne kete festival. Duke treguar me tej per emocionet pas kuintave, Juliana Pasha tha se pritja qe i bene koleget kengetare ishte shume e ngrohte, po ashtu edhe nga ana e anetareve te jurise, te cilet e pershendeten perzemersisht pas festivalit. "Cmimin ia dedikoj Zotit, te cilit i jam falenderuese. Tani sigurisht qe pergjegjesite jane me te medha. Eurovizioni ka nevoje vertet per shume, shume pune", perfundoi kengetarja qe do te shkele ne skenen e festivalit Europian, duke perfaqesuar Shqiperine.
Edhe pse nderkohe kishin qarkulluar thashetheme se kenga e Juliana Pashes do te ishte fituesja e ketij edicioni te festivalit te RTSH-se, vete Juliana, e cila konkurronte ne kategorine "Big", ka thene e pyetur nga mediet se kjo nuk ishte e vertete. "Nuk kam asnje opinion deri tani per faktin se eshte ende heret, s'kam degjuar kenget konkurruese dhe nuk di te jap mendim", ka thene ajo.
Me nje vokal tejet potencial, Juliana Pasha interpreton me mjeshteri disa rryma muzikore, duke nisur nga blues, soul, pop, latine etj.
Juliana Pasha do te perfaqesoje keshtu Shqiperine ne festivalin Europian te kenges "Eurosong 2010", qe do te zhvillohet ne fund te muajit maj te vitit te ardhshem ne kryeqytetin e Norvegjise, Oslo. Nderkaq, cmimi i dyte shkoi per Anjeza Shahini me kengen "Ne pasqyre", kurse i treti per Kamela Islamin me kengen e saj "Gjera te thjeshta". Ne naten finale u prezantuan gjithsej 20 kenge, pasi ky eveniment i kenges kete vit ishte i ndare ne kater net. Ne te paren kenduan profesionistet, ne te dyten te rinjte (ku u perzgjodhen dy per ne naten finale), nata e trete ishte per duetet, kurse e fundit ishte per cmimet e medha. Juria qe vleresoi kenget fituese perbehej nga producentja Zana Cela, kantautori Luan Zhegu, kompozitori Flamur Shehu, shkrimtari Agron Tufa, violinisti Olen Cezari dhe kengetari Saimir Braho.

Perfaqesimi i Shqiperise ne Eurovizion ndodhi per here te pare ne vitin 2004, kur kenga me titull "Imazhi yt" e kompozitorit Edmond Zhulali u interpretua ne skenen e Eurosong-ut ne Turqi nga kengetarja Anjeza Shahini. Nje vit me pas ne kete festival prestigjioz, Shqiperia u perfaqesua me kengetaren Ledina Celo me kengen "Neser shkoj" e kompozitorit Adrian Hila dhe me poet Pandi Lacon. Ne vitin 2006 shansi per pjesemarrjen ne kete kompeticion iu dha fituesit te festivalit te RTSH-se Luis Ejlli me kengen "Zjarr e ftohte" te Klodian Qafokut. I rikthyer ne Atdhe pas shume vite emigrimi, kengetari Frederik Ndoci, ne maj te 2007-s, shkoi ne Eurosong me kengen "Balada e gurit", krijuar nga Adrian Hila dhe Pandi Laco. Ne Eurosong-un e Beogradit ne vitin 2008, shkoi kengetarja Olta Boka me krijimin "Zemren e lame peng", kompozim i Adrian Hiles dhe tekst te Pandi Lacos. Kete vit, ne Moske Shqiperia u perfaqesua me "Me merr ne enderr" kenduar nga Kejsi Tola, kompozim i Edmond Zhulalit me tekst te Agim Docit.

Piket qe moren kengetaret ne festivalin e 48-te te RTSH-se
Juliana Pasha - Nuk mundem pa ty (133 pike)
Anjeza Shahini - Ne pasqyre (118 pike)
Kamela Islami - Gjera te thjeshta (116 pike)
Pirro Cako - Nje tjeter jete (106 pike)
Flaka Krelani - Le te behet cfare te doje (99 pike)
Bojken Lako & Banda Adriatica - Love love love (98 pike)
Denisa Macaj - Aria (92 pike)
Dorina Garuci - Sekreti i dashurise (78 pike)
Mariza Ikonomi - La, la, la (76 pike)
Rovena Dilo - Pertej kohes (69 pike)
Iris Hoxha - Zerin tim ta ndjesh (67 pike)
Erga Halilaj - Party (66 pike)
Erti Hizmo & Lindita Halimi - Nuk te dorezohem (66 pike)
Goldi Halili - Tirana Brodeay (64 pike)
Kejsi Tola - Ndonjehere (58 pike)
Stefi & Endrri Prifti - U dogjem mrekullisht (45 pike)
Guximtar Rushani - Gezuar (43 pike)
Era Rusi - Fjale dhe gjunje (41 pike)
Teuta Kurti - Mall i pashuar (19 pike)
Claudio La Regina - Ave Maria (17 pike)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›