PS, gati ndryshimet ne statut
Sekretaret e keshillave te Partise Socialiste dorezuan dje pyetesoret per permiresime dhe ndryshime ne statutin e selise roze. Me kete hap, selia roze perfshihet ne nje tjeter stad te hartimit te statutit te saj. Permbledhja e pyetesorit vjen pas vendimmarrjes qe eshte bere ne baze, per disa dite nga deputetet e grupit parlamentar socialist dhe sekretaret e keshillave te selise roze. Zyrtaret e larte socialiste u pajisen me nje dosje me dokumente orientues, ku do te mbeshtet procesi i konsultimi per terheqjen e mendimeve, nga struktura e partise. Po ashtu, pas orientimeve te dhena nga kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci dhe sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, Fatmir Xhafaj, per menyren se si do te ndiqet per te zhvilluar kete proces, tashme shumica e pergjigjeve ndodhen ne tavolinen e punes se grupit per Ndryshimet Statutore ne Partine Socialiste. Ne mbledhjen e organizuar diten e djeshme nga selia roze, ku drejtues i ketij takimi ishte sekretari per Ceshtjet Ligjore ne seline roze, Fatmir Xhafaj, u paraqiten mendimet e para te bazes socialiste, mbi ndryshime te mundshme per dokumentin themeltar te kesaj partie. Burime brenda takimit bejne te ditur se jo te gjithe sekretaret e keshillave te PS kane dorezuar materialet e tyre, prane selise roze. Por, mesohet gjithashtu se pergjigjet e ngelura do te dorezohen se shpejti, ne seline e Partise Socialiste, ne Tirane. Tani eshte grupi per Ndryshimet Statutore, i cili do te hartoje nje kalendar pune, mbi bazen e te cilit do te operoje i gjithe grupi qe u miratua, ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare. Grupi i punes per ndryshimet ne statut kryesohet nga Gramoz Ruci dhe perbehet nga Arben Ahmetaj, Blendi Klosi, Agustin Marku, Bashkim Fino, Elvira Shapllo, Fatmir Xhafaj, Erion Brace, Genc Gjoncaj, Ilir Gjoni, Maqo Lakrori, Musa Ulqini, Namik Dokle, Ndue Doda, Rajmonda Gjoni, Saimir Tahiri etj. Nga ana tjeter, pritet qe muajin e pare te vitit te ardhshem te zhvillohet mbledhja e Kryesise se PS, qe pervec temave politike te dites, do te diskutoje edhe per ndryshimet ne statut. Pas mbarimit te dorezimit te dokumenteve, Partia Socialiste shtroi nje koktej per sekretaret e keshillave te selise roze.
KRYESIA
Muajin e pare te vitit te ardhshem pritet qe te zhvillohet mbledhja e Kryesise se PS qe pervec temave politike te dites, kryesisht per vijimin e qendrimit per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, do te diskutoje edhe per ndryshimet ne statut.
PYETESOR PER PERMIRESIME E NDRYSHIME NE STATUTIN E PSSH (Dokument orientues ku do te mbeshtetet procesi i konsultimit per terheqjen e mendimeve nga strukturat e partise)
1.Cili eshte mendimi juaj per Statutin aktual te Partise ?
•Ka nevoje per rishikim teresor te Statutit aktual, ne kuptimin qe ai te permbaje vetem parimet kryesore te organizimit dhe funksionimit te partise ne nivel vendor e qendror, ndersa rregullat, normat e procedurat e ndertimit, te marredhenieve, te funksionimit te strukturave dhe institucioneve te partise ne te gjitha hollesite te miratohen si rregullore pjese unike e nje Libri te Rregullave te PSSH, nga AK e PSSH duke percaktuar detyrimin e miratimit te ketyre rregulloreve me votim te thjeshte, me shumice te cilesuar dhe me vendimmarrje te zgjeruar?
•Nese po, cilat jane argumentet dhe propozimet konkrete per strukturen e tij?
•Nese jo, ne cilet kapituj ose pjese te vecanta te tij mendoni se duhen bere amendime e rregullime dhe cfare konkretisht? Ka nevoje per amendime dhe rregullime te pjesshme per kapituj te vecante te tij?
2.A ka luajtur rolin e duhur dhe a ka qene efikas ndertimi aktual i strukturave te
partise ne nivel vendor?
A. AS e bashkise/komunes.
•Cfare mendoni e propozoni te permiresohet ne ndertimin, perberjen dhe funksionin e kesaj strukture?
•A duhet te jene pjese perberese te tyre strukturat elektorale ne komunat e bashkite perkatese?
4. A duhet te kete norma e rregulla te sanksionuara ne Statut, sipas niveleve te
organizimit te saj, lidhur me funksionet elektorale te strukturave dhe pergjegjesite e
tyre ne cdo nivel ne zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale?
•Cilat jane propozimet konkrete per secilin nivel te organizimit te partise duke filluar nga
OS, AS, KS, konference qarku etj.
5.Cfare efektiviteti ka sjelle zbatimi i parimit " nje anetar nje vote" ne zgjedhjen e
drejtuesve te partise ne nivel vendor e qendror?
•Te vazhdoje te zbatohet si deri me sot per zgjedhjen e delegateve te Kongresit, te Kryetarit te PSSH dhe te kryetareve te partise te bashkive/ komunave?
•Te zgjerohet me tej aplikimi i tij per zgjedhjen e drejtuesve dhe te perfaqesimit ne nivele te tjera?
•Te aplikohet vetem per zgjedhjen e delegateve te Kongresit dhe te Kryetarit te Partise?
6.A duhet te institucionalizohet mendimi ndryshe, pra oponenca kolektive e
organizuar brenda AK te PSSH dhe ne Kongresin e PSSH?
•Nese po jepni argumentet tuaj.
•Nese jo, a mendoni se ka vend per permiresime ne nenet per lirine e mendimit brenda PS?
•A mendoni se ne Statut duhen parashikuar masa disiplinore shtese lidhur me qendrime te individeve apo strukturave te caktuara, qe dalin ne kundershtim me vendimin politik te Partise?
•Cfare propozimesh konkrete keni?