E Diel, 1 Nëntor 2026

Elis Bakaj nuk preferon "divorc" me Dinamon, pa nje garanci per karrieren

Elis Bakaj po shqyrton disa oferta te huaja dhe do te largohet gjate merkatos se janarit nga Dinamo, vetem nese do te kete nje oferte te majme, per te luajtur ne nje kampionat me prestigjoz. Vete Bakaj dhe klubi i Dinamos nuk perjashtojne mundesine e ndonje largimi te mundshem te mesfushorit dinamovit, pasi ne kohe merkatoje cdo gje eshte e mundur. Elis Bakaj, fitues i disa cmimeve te rendesishme te sezonit dhe "Lojtari i Vitit 2009" thote se eshte profesionist dhe me karrieren qe ka ndertuar ne kampionatit shqiptar ndihet mire aktualisht dhe madje po perjeton emocione te rralla. Por si nje lojtare premtues edhe per kombetaren shqiptare dhe me te ardhme ai thote se do te kerkoje gjithmone me teper nga vetja e tij. "Ndihem mire, ne kete moment dhe po kaloj nje periudhe te shkelqyer pasi me Dinamon kemi mbyllur nje pjese te pare, me rezultate pozitive", - theksoi Elis Bakaj. "Jam pjese e nje skuadre me pretendime te larta dhe dua qe te jem deri ne fund ne permbushje te objektivit, pasi ecuria ka qene vertet e kenaqshme, ndaj e kam te veshtire largimin ne janar", - thekson me tej mesfushori. Bakaj ka nenshkruar nje kontrate me Dinamon dhe klubi e konsideron mesfushorin nje nder me te rendesishmit, ne kete moment. Elis Bakaj ka shkelqyer gjate pjese se pare te ketij sezoni, duke shenuar 10 gola dhe kontribuar goxha ne ecurine e jashtezakonshme te skuadres se tij. Dinamo e mbylli pjesen e pare te ketij sezoni me nje shkeputje te madhe karshi rivaleve dhe shihet favorite per titullin kampion. Grupi aktual i Dinamos dhe ecuria kane vene ne dileme lojtarin, qe nuk pranon te komentoje se do te mbetet tek kjo skuader apo do te largohet, duke sqaruar se nuk mund te refuzoje oferta me te mira, por ka nje kontrate me klubin. Bakaj shprehet se per karrieren e tij, ne rast se mendon se do te kete rritje, do te gjeje mirekuptimin e Dinamos per t'u larguar. Edhe keta te fundit jane shprehur se ne permbushje te objektivit final, Dinamo do te gjeje cdo zgjidhje, se ka nenshkruar nga nje kontrate me kontingjentin aktual.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›