E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, 12 vjet burg grekut

Gjykata e Tiranës ka mbyllur pak ditë më parë shqyrtimin gjyqësor ndaj një shtetasi grek, i cili ka mashtruar dy shqiptarë duke u marrë atyre një shumë prej 350 mijë eurosh.I L, 33 vjeç, është deklaruar fajtor nga gjykata për akuzën e mashtrimit më shumë se një herë dhe është dënuar me 12 vjet burg. L, lindur në Greqi dhe banues i përkohshëm më rrugën Dora Distria në Tiranë, u ishte prezantuar viktimave të tij si një biznesmen i fuqishëm. Shumat e parave nga shqiptarët i kishte marrë në disa episode në vitet 2006-2007 në formën e huas. Dënimi ndaj mashtruesit grek është dhënë në mungesë nga togat e zeza të Gjykatës së kryeqytetit. Kjo për shkak se pas përmbushjes së misionit të përvetësimit të parave, 33-vjeçari është larguar jashtë Shqipërisë pa gjurmë. Referuar të dhënave të sistemit TIMS, gjykata kishte provuar se dalja e fundit e I L nga vendi ishte shënuar më 1 dhjetor të vitit 2009, për të mos u kthyer më në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›