Zgjedhjet, Subashi: kërkojmë rregullore të re të KQZ
TIRANË- Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror Zgjedhor, Dëshira Subashi në një intervistë për NEWS 24 ka deklaruar se fushatë përgatitore për zgjedhjet e 8 majit paraqitet shumë problematike.
Ndërkohë që Subashi ka theksuar se PS kërkon garanci më të madhe nga shumica e KQZ për një proces transparent dhe për këtë arsye nevojitet një rregullore e re e KQZ.
Sipas Subashit në zgjedhjet e 8 majit po shkohet me një situatë të paprecedentë, ndërkohë që kërkohet ndërhyrje e mejëhershme nga ana e institucionit të Komisionit Zgjedhor.
Në përfudim të intervistës së saj ajo ka pohuar se anëtarët e PS në KQZ do të kthehen shumë shpejt në punimet e këtij institucioni.
(e.m/BalkanWeb)