Kukës, Aleanca për të ardhmen nis fushatën elektorale
KUKËS- Koalicioni i partive të majta Aleanca për të ardhmen nisi sot paradite në qytetin e Kukësit fushatën e saj elektorale, përmes një takimi me anëtarë e simpatizantë të saj.
Kryetari lokal i Partisë Socialiste, Ylber Duraku njoftoi se do të përcaktohen të gjitha hapat e fushatës, platformës e njohjen e saj nga partitë aleate dhe ritmi i takimeve me zgjedhësit.
"Kryesorja është puna në bllok e së bashku, që t’i tregohet e vërteta zgjedhësve mbi shkaqet e rritjes së nivelit të varfërisë”, theksoi Duraku.
Drejtues lokalë të partive të tjera kërkuan përshpejtimin e ritmeve të punës, vecanërisht në zonat rurale.
“Kërkohet një bashkërendim i punës sonë të përbashkët dhe një platformë efikase e mundësive reale që ekzistojnë për të dalë nga kjo gjendje e rënduar ekonomike për popullin",- u shpreh kryetari lokal i PDK-së, Nebi Ramallari.
(e.m/ata/BalkanWeb)