Gjykata, 25 vite burg "Tovit"
Vlore- Vrasja e trefishte e vellezerve Gerdhuqi ne fshatin Mifol te Vlores ne 12 shtator te vitit 1999 do i kushtoje vetem 25 vite burg te pandehurit Dhimitrov Kerri. Gjykata e Faktit ka dhene dje vendimin per dy akuzat e ngritura ndaj te dyshuarit, "vrasje ne bashkepunim" dhe "armembajtje pa leje". Pas nje konflikti banal te lindur mes paleve, mbeten te vdekur ne nje atentat vellezerit Kastriot, Gjike dhe Stefan Gerdhuqi. Si te dyshuar u akuzuan vellezerit Dhimitrov dhe Sokol Kerri. Mes dy familjeve pasoi nje beteje hakmarrjeje, pasi fisi i Gerdhuqajve ekzekutoi ne qytetin e Vlores nje vit me pas dy nga vellezerit Kerri, kurse ne kerkim per ngjarjen e pare u shpall Dhimitrov kerri, i njohur edhe me pseudonimin "Tovi".
I pandehuri Kerri eshte proceduar dhe gjykuar fillimisht ne mungese, pasi nuk eshte bere e mundur kapja e tij. Me 6 mars 2008, Policia Gjyqesore ka zbatuar vendimin e arrestit te leshuar nente vjet me pare nga Gjykata e Rrethit Vlore, ku Kerri eshte ndaluar dhe mori masen "arrest ne burg".
Pasi jane marre te gjitha provat e kerkuara nga akuza nepermjet shqyrtimit e administrimit, prokuroria nisi procedimin penal ne ngarkim te se pandehurit Dhimitrov Kerri, per ekzekutimin e ndodhur me date 12 gusht 1999 ne fshatin Mifol. Me date 3 maj 2000 akuza eshte pushuar nga ana e Prokurorise se Vlores, kurse procedimi penal eshte pezulluar nje jave me pas.
Ne kete kohe Kerri ka perfituar duke u larguar per ne Itali, ku dhe arrestohet nga policia e ketij vendi pas kerkeses se Interpol Tiranes. Ne fillim te ketij viti i akuzuari per vrasjen e trefishte eshte ekstraduar ne Shqiperi. Shkak per arrestimin e tij u be rifillimi i hetimeve me 12 korrik 2004 nga Prokuroria e Krimeve te Renda, Tirane dhe shfuqizimin e pushimit te akuzes se bere gjate vitit 2000. Pas disa javesh hetimesh Krimet e Renda ia kaluan dosjen Prokurorise se Vlores, e cila dergoi dosjen ne gjykate dhe nepermjet prokurorit Dorjan Tafili kerkoi 25 vite burg per vrasjen e trefishte. Organi i akuzes deklaroi se provat e siguruara nepermjet deshmive, ekspertizave balistike, shenjave te gishterinjve dhe te dhenave te tjera vertetonin se Kerri ishte i perfshire ne ekzekutim. Gjate procesit ndaj Dhimitrov Kerrit nuk eshte zbatuar asnje mase lehtesuese duke vleresuar krimin e trefishte. I pandehuri nuk e ka pranuar akuzen e ngritur, ndersa ka te drejten e apelimit te ceshtjes brenda afatit te percaktuar.
Hakmarrja me 5 viktima
Mbremjen e 12 gushtit te nente viteve me pare, ne fshatin Mifol jane vrare me arme zjarri pistolete Stefan, Gjike dhe Kastriot Gerdhuqi. Viktimat kane qene te shoqeruar edhe nga Pandeli Dema dhe leviznin me automjetin e ketij te fundit. Ne momentin e ngjarjes vellezerit diskutonin me Dhimitraq Jankun, kur prane tyre ka mberritur Sokol Kerri, i shoqeruar nga vellai i tij, i pandehuri Dhimitrov Kerri, i njohur me pseudonimin "Tovi". Ky i fundit ka qelluar me arme pas disa minutave debat ndaj vellezerve duke i lene te vdekur. Pas nje viti, viti fisi i Gedhuqajve hakmerret duke vrare ne qytetin e Vlores dy vellezerit Kerri si dhe nje kusheririn e tyre.